Kryetarja e Dhomës së Lartë të Dumës ruse ka shprehur shqetësimin e saj për zgjerimin e NATO-s me vende të Ballkanit.

Tentativat për të përfshirë edhe Maqedoninë në organizatën euro-atlantike, janë një eksperiment mjaft i rrezikshëm, që kërcënon sigurinë e rajonit dhe Europës, sipas saj.

“Kjo do të çojë drejt destabilizimit të mëtejshëm të situatës në rajon dhe do të minojë sistemin e sigurisë në Europë”, ka thënë Matvijenko.

Gjithashtu ajo foli edhe për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e cilësuar atë si shkelje të parimeve bazë të demokracisë, pasi sipas saj u shpërfill vullneti i gjysmës së popullsisë.

“Mali i Zi në NATO, duke shpërfillur vullnetin e gjysmës së popullsisë, është shkelja më e rëndë që i bëhet parimeve bazë të demokracisë”, ka thënë Matvijenko, kryetare e Dhomës së Lartë të Dumës ruse.

Qeveritë perëndimore e shohin anëtarësimin e Ballkanit në BE dhe NATO si të vetmen rrugë për të garantuar paqe dhe siguri në rajonin e trazuar. Mali i Zi iu bashkua aleancës ushtarake vitin e kaluar dhe shpreson të anëtarësohet në BE në vitin 2025, në të njëjtën kohë me Serbinë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: