Agjencia hapësinore ruse ka lëshuar raketën më të re ultra të rëndë Angara e cila konsiderohet si një nga anijet e para të mjedisit.Qëllimi i fluturimit ishte të arrijë 35.000 kilometra sëbashku me ngarkesën.

Presidenti rus ka ndjekur nisjen nëpërmjet një lidhjeje video, dhe pastaj deklaroi para organizatorëve, transmeton TetovaSot.
“Keni demonstruar aftësinë për të përfunduar detyrën e cila është para jush. Suksesi juaj tregon se Rusia është një nga vendet që janë njohur si udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës“, tha Putin.

Rëndësia e këtij misioni qëndron në faktin se asnjë raketë e madhe nuk ka arritur ndonjëherë orbitën gjeostacionare e cila gjendet në 35.000 kilometra mbi ekuator. Angara atje do të lënë ngarkesën dy tonëshe, dhe rrugën do të kalojë nëpërmjet motorin eko që përdor vajguri dhe oksigjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: