Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të mërkurën se rikthimi i Rusisë në G7 pa adresuar krizën e Ukrainës do të ishte një gabim. Ai shtoi se gjithashtu do të tregonte një dobësi të fuqive perëndimore.

Macron deklaroi se një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik që do të konfirmonte epokën e mosndëshkimit.

Udhëheqësi francez tha këtë përpara një samiti që do të zhvillohet në Biarritz këtë fundjavë.

Ai shtoi se kriza e Ukrainës duhet të zgjidhet para se Rusia të kthehet në tryezë, megjithëse mbetet thelbësore që Moska të vazhdojë të marrë parasysh krizat ndërkombëtare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: