ARMENI-Ushtria ruse nisi sot manovrat ushtarake për verifikimin e përgatitjes në luftë të trupave të vendosur në Armeni, aleati i saj përballur me manifestime popullore dhe në një konflikt me fqinjin, Azerbajxhanin.

“Gjatë këtij inspektimi të papritur, një komision do të shqyrtojë përgatitjen për luftë të forcave të ushtrisë ajrore të vendosur në Erebuni dhe në bazën ushtarake të Gyumri”, njoftoi shërbimi i shtypit i distriktit ushtarak “Jugu” të Rusisë.

”Manovrat do të zhvillohen në qendrat e trajnimit të Kamkhudit dhe Alagiazit dhe do të mbikëqyren nga dronët”, thekson komunikata, raporton Trt.

Rusia disponon që prej vitit 1995 baza ushtarake në Armeni, një ish-republikë sovjetike e Kaukazit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: