Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mbërritur në Kiev. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjete sociale.
Presidenti shfaqet në një stacion treni në Kiev, ku shihet teksa takohet me personat që e kishin pritur.
Mbi foton e publikuar ai shkruan:
“Në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”.
Sakaq, vlen të theksohet se situata është bërë tejet e rëndë në Ukrainë Rusia ka nisur një sulm me shkallë të gjerë në të gjithë territorin, duke mos kursyer ndërtesat dhe civilët. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha të martën se tanimë ka nisur përdorimi i armëve moderne në luftë.
(BalkanWeb)