Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Venezuelës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov paralajmërimin zyrtar të Moskës ia përcolli drejtpërdrejt sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, me të cilin mbrëmë zhvilluan bisedë telefonike.

Në njoftim theksohet se situata për krizën në Venezuelë ka qenë kryetema e bisedës Lavrov-Pompeo.

Duke theksuar se Rusia është e gatshme që për situatën e Venezuelës të bisedojë nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, Lavrov dënoi planet e SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj këtij vendi të Amerikës Jugore.

Lavrov po ashtu paralajmëroi SHBA-të që të mos ndërmarrin kurrfarë intervenimi në Venezuelë, përfshirë edhe atë ushtarak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb