Një balenë e llojit beluga, për të cilën është aluduar më parë se është balenë spiune e marinës ruse, është parë duke notuar me shpejtësi pranë brigjeve suedeze fundjavën e kaluar.

Balena e bardhë disa metra e gjatë u zbulua për herë të parë disa vite më parë me një rrip me kamera, pranë Norvegjisë, duke ngjallur diskutime se po përdorej për spiunazh.

Që atëherë, balena njihet si Hvaldimir, që do të thotë balenë në norvegjisht dhe emrin e zakonshëm rus Vladimir, që është i presidenti rus.

“Pas katër vitesh në jug në brigjet e Norvegjisë, Hvaldimir, i njohur në mbarë botën si balena beluga ‘spiun rus’ është tani në ujërat suedeze”, tha organizata OneWhale në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: