Rusia pezulloi sot fluturimet e kompanive gjeorgjiane në territorin e saj duke nisur nga 8 korriku, një ditë pas dekretit të Vladimir Putin që ndalon fluturimet e kompanive ajrore ruse drejt këtij shteti në Kaukaz.

“Arsyeja e pezullimit është domosdoshmëria për të siguruar një nivel të kënaqshëm të sigurisë ajrore dhe vonesat në pagesa nga ana e kompanive gjeorgjiane”, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp Ministria ruse, një vendim që vjen pas protestave në Gjeorgji kundër pushtetit i cilësuar pro-rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb