Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kërkoi sot që vendet evropiane të kundërshtojnë përpjekjen e Rusisë për të vendosur kontroll mbi vendin e saj.

Protestat në rrugë shpërthyen në Gjeorgji katër ditë më parë, për shkak të vendimit të partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane për t’i dhënë fund negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne duam që fati evropian të kthehet tek ne. Është një rebelim i të gjithë vendit”, tha Salome Zurabishvili.

Sipas saj, Rusia po përdor një “strategji hibride” kundër Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Rumanisë, raporton Reuters.

Ekziston një nevojë shumë e fortë për një mbështetje të qartë morale dhe politike nga Evropa, tha Zurabishvili.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se Moska është e përfshirë në situatën në Gjeorgji, të cilën ai e krahasoi me revolucionin Maidan në Ukrainë në 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb