Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi ditën e sotme se forcat e saj kishin kapur plotësisht Kurakhovin në Donetsk Oblast, një deklaratë e pa konfirmuar nga Ukraina.
Grupi i forcave Khortytsia të Ukrainës raportuan se betejat po vazhdojnë në sektorin Kurakhove pasi Rusia kryen operacione sulmi në zonën urbane në drejtim të Petropavlivka dhe Dachne.
“Masat janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe shkatërruar grupet sulmuese ruse që përpiqen të depërtojnë në formacionet tona të betejës,” tha grupi Khortytsia.
Forcat ruse i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në Kurakhove në rajonin jugperëndimor të Donetsk gjatë muajve të fundit, duke e kthyer atë në një nga sektorët më të nxehtë të frontit.
Grupi i monitorimit ukrainas DeepState tregon se Kurakhovi është pothuajse tërësisht në duart ruse, me forcat e Moskës që me sa duket po përparojnë në perëndim drejt Dachne.
Nëse konfirmohet, kjo do ta bënte Kurakhovin qytetin e parë të madh që bie në duart e Rusisë në vitin 2025, pasi pushtoi Avdiivka dhe Vuhledar vitin e kaluar.
(BalkanWeb)