Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të dielën se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Mykhailivka në Ukrainën lindore, ku ata po përparonin drejt qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovsk.

Mykhailivka ndodhet pranë një autostrade në juglindje të Pokrovsk, raporton Reuters.

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur në raportin e saj të përditshëm se trupat e saj zmbrapsën 36 sulme ruse në zonën e Pokrovsk, përfshirë pranë Mykhailivkas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: