Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka shkatërruar dy raketa të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë “Patriot” të prodhimit amerikan në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Ministrisë jepen informacione për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Në deklaratë thuhet se avionët rusë, mjetet ajrore pa pilot të armatosur, njësitë e raketave dhe artilerisë goditën kabinën e kontrollit luftarak AN/MSQ-104 të prodhimit amerikan, stacionin e radarit multifunksional AN/MPQ-65 dhe dy raketa hedhëse të mbrojtjes ajrore “Patriot” me sulmet e tyre ku janë bombarduar edhe 131 zona ku ndodheshin pajisjet e tyre.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 6 raketa HIMARS të prodhimit amerikan dhe shkatërruan 205 mjete ajrore pa pilot të tipit avion, 96 prej të cilave ishin jashtë zonës së operacioneve speciale ushtarake”, thuhet në deklaratë.