RUSI- Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka reaguar në lidhje me incidentin në Gushincë që ndodhi dy ditë më parë duke e lidhur këtë incident me “Kosovën dhe Shqipërinë e Madhe”.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë pas informative për incidentin në pjesën kosovare të kufirit Maqedoni-Serbi kur një grup i personave të armatosur e kanë marrë pjesën e kufirit në Gushincë në pjesën e territorit maqedonas”, thuhet në reagimin e MPJ-së të Rusisë, transmeton “Zhurnal”.

“Incidenti në kufirin maqedonas tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tutje ekzistojnë tensione të thella etnike dhe vend për konflikte potenciale. Në këtë situatë ndikim primar ka mungesa serioze e sundimit të ligjit dhe sigurisë në Kosovë, që është pasojë e problemit të pazgjidhur të Kosovës si tërësi.

Kjo nuk mund të injorohet më shumë si dhe parrullat e shpeshta të Shqipëri të Madhe. Shpresojmë se përpjekjet e organeve shtetërore maqedonase do ta kthejnë rendin në rajonin problematic të këtij vendi dhe do ta fitojnë mbështetjen e duhur ndërkombëtare”, thuhet në fund të reagimit të MPJ-së ruse.

(es.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb