Rusia pritet të sfidojë SHBA-në edhe në Hënë.

Siç raporton e përditshmja britanike Mirror, Rusia pritet të ndërtojë një bazë në anën e errët të Hënës në bashkëpunim me ESA-n, Agjencinë Europiane të Hapësirës.

Marrëveshja mes Europës dhe Rusisë pritet të formalizohet vitin e ardhshëm ndërkohë që baza do të nisë të ndërtohet në vitin 2020.

Astronautët rusë dhe europianë pritet të ndërtojnë një bazë atje dhe të jetojnë duke studiuar pjesën e pazbuluar të Hënës.

Agjencia Hapësinore Roscosmos pritet të lëshojë në Hënë robotët e saj Luna 27 për të kryer studime mbi sipërfaqen e Henës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: