SHBA-të dhe vendet e BE-së po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë thotë Ministria e Jashtme e Rusisë, njofton agjencia TASS.

“Pas dështimit të referendumit më 30 shtator, e organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Washingtoni dhe vendet e BE-së tani kanë për qëllim të nxitin ndryshimet  me forcë në parlamentin maqedonas” thotë MPJ-ja ruse.

Sipas Moskës, kjo është një çështje e ndërhyrjes së pamëshirshme të Shteteve të Bashkuara dhe BE në punët e brendshme të Shkupit.

“Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe e SHBA-ve dhe BE-së në punët e brendshme të Shkupit, që tejkalon të gjitha kufizimet e arsyeshme. Qëllimi është të çojë Maqedoninë në NATO me çdo kusht”-thote ministria e Jashtme ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb