Rusia ka reaguar ndaj njoftimit të bërë nga administrata amerikane se tashmë nuk i sheh si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme ruse nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se “Washingtoni me vendimin e marrë po hedh hapa për të prishur Lindjen e Mesme dhe themelin e ligjeve ndërkombëtare si dhe për të rritur tensionet në marrëdhëniet palestinezo-izraelite”.

“Izraeli duke okupuar territoret palestineze ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. U bëjmë thirrje palëve të distancohen nga hapat që do të rritin tensionet në rajon dhe që do të pengojnë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbrëmë deklaroi se tashmë nuk i shohin si të paligjshme vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në Bregun Perëndimor të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 ndodhen rreth 250 njësi të vendbanimeve të paligjshme hebreje. Në këto vende banojnë më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret nën okupim konsiderohen të paligjshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb