RUSI-Rusia ka vendosur te ndaloje hyrjen ne territorin e saj te 89 politikanëve evropianë apo udhëheqës ushtarakë te unionit, një lëvizje kjo që ka irrituar Bashkimin Europian. Në këtë listë të zezë të Rusisë të hartuar nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov përfshihen kritikë të shquar të Rusisë, ashtu sikurse edhe zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të kundërzbulimit. Një listë e ngjashme ekziston edhe për shtetas amerikanë, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme për mediat ruse.

Një zëdhënëse e Politikës së Jashtme të BE-së tha se, gjatë muajve të fundit Rusia u ka ndaluar hyrjen një sërë politikanëve europianë. “E konsiderojmë këtë masë si totalisht arbitrare dhe të pajustifikueshme, veçanërisht në mungesë të një sqarimi shoqërues apo transparent”, tha ajo. Mes atyre në listë është ish zevendes kryeministri Britanik Nik Kleg, ish ministri i jashtem Cek Karel Shvarcenberg, Uve Korsepius, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të BE-së në Bruksel, i cili do të marrë rolin e këshilltarit të punëve të jashtme të Kancelares gjermane, Angela Merkel. Gjithashtu edhe Bruno Le Rous, kreu i socialistëve të Presidentit Francois Hollande në Parlament.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: