Emmanuel Macron akuzoi Rusinë për shtrembërim të marrëveshjeve nga negociatat e armëpushimit në Ukrainë. “Kam vënë re sot se Rusia tundohet vazhdimisht të riinterpretojë atë që diskutojmë dhe biem dakord”, tha presidenti francez gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas në Elysee.
Pavarësisht deklaratave të Moskës për qëllime paqësore, Macron u ankua se forcat ruse vazhdojnë të godasin ashpër territorin ukrainas, përfshirë objektivat politike. “Ne i dënojmë këto sulme”, theksoi ai.
Ndihma e re ushtarake prej 2 miliardë dollarësh
Presidenti francez njoftoi se vendi i tij do të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën në mënyrë që të forcojë mbrojtjen e Kievit kundër pushtimit rus.
Ai theksoi se disa nga pajisjet e reja që do të dërgohen përfshijnë raketa antitank, raketa tokë-ajër dhe drone.
Macron theksoi gjithashtu se Moska nuk mund të jetë ajo që do të diktojë kushtet e një paqeje të qëndrueshme. Siç tha ai, kushtet për përfundimin e luftës nuk mund të përcaktohen nga agresori, por duhet të dalin përmes një dialogu të drejtë dhe të qëndrueshëm.
(BalkanWeb)