Si pasojë e sulmit ajror që avionët luftarakë të Rusisë ndërmorën në kampin e çadrave në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë humbi jetën një fëmijë dhe u plagosen 3 civilë.

Sipas Observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, mësohet se avionët rusë që prej orëve të mesnatës e deri më tani kanë kryer sulme ajrore në fshatrat Shejh Mustafa, Rekaja, Bıdama dhe Kebbine si dhe në komunat Xhisir Esh Shugur dhe El Nejreb të cilët ndodhen brenda zonës së deeskalimit në Idlib.

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) njoftohet se një fëmijë ka humbur jetën dhe 3 civilë janë plagosur në sulmet ajrore të ndërmarra në një kamp ku ishin strehuar civilët e zhvendosur me detyrim në komunën El Nejreb të Idlibit.

– Shkon në mbi 25 numri i të vrarëve në sulmet ajrore të kryera në javën e fundit

Ka shkuar në mbi 25 numri i të vrarëve në sulmet ajrore që avionët luftarakë të Rusisë dhe regjimit të Asadit kanë kryer në javën e fundit ndaj vendbanimeve brenda zonës së deeskalimit në Idlib.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë me 17 shtator 2018 në rajonin e deeskalimit në Idlib kanë humbur jetën më shumë se 1.300 civilë në sulmet e regjimit dhe të Rusisë.

Po ashtu ka shkuar në mbi një milion numri i personave që kanë migruar në zonat pranë kufirit të Turqisë dhe në vende që janë më të së sigurta në krahasim me zonat e tjera ku sulmet janë më intensive.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb