Të paktën nëntë njerëz janë plagosur në Kiev nga një sulm rus me dronë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.

Qarku Solomianki ishte në shënjestër të sulmit, ku shpërthime kanë ndodhur në disa banesa të një ndërtese shumëkatëshe.

Autoritetet raportuan se 18 njerëz u evakuuan nga ndërtesa dhe se midis të plagosurve ndodhej edhe një fëmijë.

Forcat kundërajrore ukrainase arritën të rrëzojnë 33 nga 62 dronët që Rusia lëshoi në drejtim të 10 rajoneve të tjera, përfshirë Çerkasinë, Hmelnitskin, Harkivin, Zaporizhjën, Donjeckun, Dnipropetrovskin, Sumin, Çernihivin dhe Poltavën.

Një ditë më parë, bombardimet ruse kishin shkaktuar vdekjen e katër personave në Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: