Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina sulmoi Krimenë dhe rajonet kufitare në jug me 21 mjete ajrore pa pilot (dronë-UAV), transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga ministria në lidhje me sulmin thuhet se “U parandaluan tentativat e regjimit të Kievit për sulme terroriste duke përdorur dronë të tipit avion kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse gjatë natës”.
Më tej në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 21 dronë, prej të cilëve 12 dronë u rrëzuan në Krime, 6 në rajonin Kursk dhe nga një në rajonet Belgorod, Bryansk dhe Voronezh.
Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.