RUSI

Rusia nuk është kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe as bisedimeve ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, por e vë në pikëpyetje se sa është legjitim ky proces, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Gjatë një konference për media në Moskë, Lavrov tha se Rusia shtron pyetjen se “deri në çfarë mase marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të dy vendeve dhe popujve për të gjetur një zgjidhje kompromisi” dhe deri në çfarë mase, është rezultat i “përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit të hyjnë në NATO sa më parë” për të ndaluar çfarëdo ndikimi i Rusisë në rajon.

Sipas Lavrov, për emrin e Maqedonisë nuk u vendos në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Maqedonisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb