MOSKË-Rusia vazhdon të dërgojë masivisht gaz në territoret separatiste në lindje të Ukrainës pa marrë pagesë në këmbim nga ana e autoriteve të Kievit që janë kundër këtyre dërgimeve, deklaroi sot drejtuesi i gjigantit rus Gazprom , Alexei Miller.

Sipas tij, Gazprom ka dërguar rreth 704 milionë metra kub gaz rus në territoret separatiste në lindje të Ukrainës që prej 19 shkurtit, datë në të cilën kompania ukrainase e gazit Naftogaz ka ndërprerë livrimin.

“Disa kohë më parë, Naftogaz na kërkoi të mos dërgonim gaz në lindje të Ukrainës. Menjëherë, ata na thanë se nuk do t’i paguanin këto dërgesa”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

“Ne po përmbushim detyrimet tona kontraktuale dhe pavarësisht kundërshtimeve të Naftogaz, ne vazhdojmë të dërgojmë gaz në lindje të Ukrainës, gaz që nuk na është paguar”, shtoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: