Një bluzë e Romës me numrin 10 dhe emrin ‘Maximus’. Ka qenë Francesco Totti që i ka dhënë Russell Crowe një fanellë përpara fillimit të ‘Gladiatorit në koncert: live në Colosseo’.

Bëhet fjalë për një event bamirësie (me bileta nga 1500 deri në 3000 euro, të cilat do të shkojnë për fushatën e Rotary International “End Polio Now”), ku për herë të parë në Itali, Orkestra Italiane e Kinemasë, e drejtuar nga Maestro Justin Freer, që do të ekzekutojë live kolonën sonore të filmit.

Ajo që do të shoqërojë muzikën do të jetë këngëtarja Lisa Gerrard, kantautore, me Hans Zimmes dhe muzika e filmit do të jetë në sinkron me projeksionin e filmit kult të drejtuar nga Ridley Scott.

‘Mezi prisja të jetoja këtë moment, nuk e shihja filmin që prej vitit 2000’, ka thënë Crowe në shesh, duke shtuar në italisht disa fraza nga personazhi i tij i Gladiatorit: ’Unë jam në shërbim të Romës’ dhe ‘Ajo që bëjmë në jetë bën jehonë në përjetësi’.

Mes personazheve të njohur në koncert ishin edhe pjesëtare të tjerë të kastit si Connie Nielsen, Tomas Arana dhe Charlie Allan por edhe të tjerë si Gabriele Muccino, Maria Grazia Cucinotta e Roberto Giacobbo.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088568_2_image

C_2_fotogallery_3088568_3_image

C_2_fotogallery_3088568_4_image

C_2_fotogallery_3088568_9_image

C_2_fotogallery_3088568_8_image

C_2_fotogallery_3088568_5_image

C_2_fotogallery_3088568_11_image

C_2_fotogallery_3088568_6_image

C_2_fotogallery_3088568_7_image

C_2_fotogallery_3088568_0_image

C_2_fotogallery_3088568_1_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb