Çifti i njohur Ryan Reynolds dhe Blake Lively së fundmi janë bërë prindër për të tretën herë. Ata kanë qenë gjithmonë shumë të rezervuar në lidhje me publikimin e familjes së tyre për shkak se duan që ata fëmijët e tyre të kenë një fëmijëri të qetë.

Por ditën e sotmr aktori ka publikuar një foto të vogëlushes që erdhi në jetë në verë por nuk dihet data e saktë pasi ata e kanë mbajtur të fshehtë. Blake dhe Ryan shihen në pyllin e Kanadasë së bashku me vajzën, duke thënë se dëshiron që familja e tij të shijojë të njëjtën natyrë si ai kur ka qenë i vogël.

Untitled 2
Untitled 2

Lively e mbajti të fshehtë shtatzëninë deri ditën e premierës së filmit të ri të Pikachu në maj të 2019, gjatë të cilës u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe i surprizoi të gjithë. Ryan dhe Blake janë njohur gjithmonë si shumë diskretë përsa i përket jetës së tyre personale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb