Ryan Reynolds ka deklaruar se fakti që e ka quajtur Justin Baldoni një “grabitqar” nuk është njollosje imazhi. Ai po përpiqet që të rrëzojë padinë e protagonistit të “It Ends With Us” në të cilën ka kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim prej tij e Blake Lively.
Sipas dokumenteve të marra nga Page Six, avokatët e Reynolds thanë se deklaratat e aktorit janë në kuadrin e fjalës së lirë. Në padi thuhet se komentet janë “thjesht ‘reflektime’ të opinionit të sinqertë negativ të Reynolds për karakterin e Baldoni” dhe tregojnë “përbuzjen e tij të thellë” për aktorin.
Reynolds ka të drejtën e Amendamentit të Parë të ketë ‘përbuzje të thellë’ ndaj Baldoni apo çdo burri që ai beson se ka ngacmuar seksualisht gruan e tij. Gjykata duhet ta rrëzojë pretendimin e njollosjes së imazhit pasi deklaratat janë shprehje të opinionit që meriton ‘mbrojtje absolute’ nga ligji.
Çështja është se nuk mund të quhet njollosje imazhi nëse pala tjetër nuk provon që Reynolds nuk beson fjalën e tij. Sipas dokumenteve, Blake e ka akuzuar Baldoni si privatisht, ashtu edhe ligjërisht, për ngacmim seksual dhe hakmarrje. Nga ana tjetër, Baldoni ka folur hapur për të shkuarën e tij, keqtrajtimin e grave dhe tejkalimin e kufirit të aprovimit.
Ekipi ligjor thotë se aktori dhe regjisori duhet “të ngushëllohet” nga apeli i tyre pasi gjatë vitit të shkuar “i ka quajtur ‘ngacmues’ vazhdimisht Lively dhe Reynolds” dhe jo vetëm.
Nga ana e Baldoni nuk ka ende një reagim, por ai i ka mohuar deri më tani të gjitha akuzat e deritanishme. Së fundmi, Blake ia ka dalë të marrë një urdhër mbrojtjeje për të parandaluar publikimin e disa informacioneve të ndjeshme të çështjes, të cilat do të trajtohen vetëm në gjykatë. Mes dy yjeve të “It Ends With Us” është caktuar data e gjyqit që do të mbahet më 9 mars 2026.