Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë zbuluar më në fund gjininë e fëmijës së tyre të katërt.
Përmes një postimi në Instagram, gjatë një bisede me një baba, John, djali i të cilit ishte vetëvrarë, Reynolds deklaroi edhe gjininë e fëmijës.
Ndërsa i shprehte ngushëllimet dhe mirënjohjen për rrëfimin e historisë, aktori tha:
Dua të ndaj me ty që edhe unë kam një djalë dhe nëse… o Zot, John… Nëse e dua sa një e dhjeta e asaj që ti do Jake, ndiej se kam bërë një punë shumë të mirë.
Më herët gjatë javës, ylli i “Deadpool & Wolverine” zbuloi emrin e djalit, Olin, i cili tashmë është vëllai më i vogël i tre vajzave të çiftit: James, Inez dhe Betty.
Deri në atë moment, çifti e mbajti të fshehtë emrin, madje Reynolds bëri edhe një shaka: “Presim gjithnjë që Taylor të na thotë emrin e fëmijës. Dhe ndërsa them këtë, jemi ende në pritje”, tha ai për këngëtaren e njohur, Taylor Swift.
Dhe ndërsa them këtë, jemi ende në pritje”, tha ai për këngëtaren e njohur, Taylor Swift. Kjo e fundit është edhe kumbara e fëmijëve të tyre.