TIRANE

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.

Gjyqtari dhe psikologia që luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për të fituar kujdestarinë e vajzës.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari Hysi kërkonte hapur favore seksuale si dhe sasi të konsiderueshme parash. Rasti që fundosi Roland Hysin u transmetua me zë dhe figurë në emisionin investigativ “Stop”, ku gjyqtari i kërkonte një nëne seks në këmbim të një vendimi në favor të saj. Situata shkoi deri aty sa në njërin prej takimeve të thirrura nga gjyqtari, ky i fundit i ka kërkuar gruas që ta prekë në pjesë intime.

Gruaja e cila jetonte jashtë Shqëipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo do të shprehej për se kishte harxhuar plot 10 mijë euro për gjyqin në fjalë dhe se shpesh herë gjyqtari Roland Hysi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Përveçse Hysit u prangos dhe psikologia pranë gjykatës në Fier, shtetasja Elona Meçani, e cila kryente rolin e sekseres kur fjala vinte tek paratë që gruaja duhej t’i jepte gjyqtarit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb