KRUJE-Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Bekim Bajraktari 24 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, 24 vjeçari drejtonte automjetin me perde në xhamat e pasëm dhe sinjale shtesë, ndërsa i ka ofruar ryshfet punonjësit të qarkullimit me qëllim që të mos merrte gjobë për shkeljen e kryer. Ai është ndaluar gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Thumanë- Tapizë.

24-vjeçari ka tentuar t’i ofrojë shumën prej 1000 lekë punonjësit të policisë për të shmangur gjobën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: