Pajisjet Fan Edition janë smartphone-t e preferuar të fansave të zjarrtë të Samsung, që duan të përfitojnë nga çdo risi dhe karakteristike me një çmim më të volitshëm. Smartfoni më i fundit Fan Edition që iu shtua familjes së Galaxy ishte S24 FE, dhe aftësitë e plota të Inteligjencës Artificiale u bënë të aksesueshme nga akoma më shumë persona. Nga fotografitë e përmirësuara me AI, performanca e lartë, dizajni aq i bukur dhe të tjera veçori Galaxy S24 FE është smartfoni që u vjen në ndihmë në çdo situatë gjatë një dite të gjatë.

Galaxy S24 FE karakterizohet nga konfigurime të përmirësuara të kamerës, duke i bërë përdoruesit të jenë më krijues. Kamera premium me një lente të gjerë 50 MP dhe lente telefoto 8 MP me zmadhim optik 3X, plus lentja ultra e gjerë 12 MP dhe kamera selfie 10 MP, janë të  fuqizuara nga ProVisual Engine i bazuar në AI dhe veçoritë Photo Assist të Galaxy AI. Duke bërë debutimin e tij në serinë FE, ProVisual Engine përmban teknologji jashtëzakonisht të përmirësuar që përdor algoritme të avancuara të AI për të ofruar detaje mbresëlënëse dhe tekstura jashtëzakonisht delikate.

Këto përmirësime vijnë falë opsioneve si: Nightography, zmadhimi nga AI ngjyrat e gjalla, Generative Edit, Portrait Studio etj. Edit Suggestions që heq shpejt të metat në fotot tuaja, të tilla si reflektimet, me shtypjen e një butoni, Instant Slow-mo etj. Galaxy S24 FE përfshin një përvojë të avancuar të AI, e cila e integruar në këtë pajisje ofron mjete që hapin mundësi të reja. Mjafton një shtypje e gjatë e butonit kryesor dhe rrethimit të objektit dhe menjëherë do të keni informacionin që kërkoni. Circle to Search është padyshim një nga opsionet tona të preferuara. Interpreter, Live Translate janë të tjera karakteristika të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale që ndihmojnë dhe thyejnë barrierat e komunikimit. Composer është karakteristika tjetër që do t’ju shpëtojë nga çdo ngërç mendimesh kur ju duhen tekste të shkurtra gati për mailet tuaja ose ai përshkrimi që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet tuaja sociale. Nga Tastiera Samsung Composer ju do të gjeneroni tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mbështetura të mediave sociale. Dhe për të gjithë ata që janë të “mbingarkuar” nga punë çdo ditë të javës, Note Assist riorganizon procesin e marrjes së shënimeve dhe automatizon formatimin dhe përkthimin. Në Samsung Notes, mund të merrni transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore drejtpërdrejt. Tekstet në skedarët PDF gjithashtu mund të përkthehen dhe mbivendosen përmes PDF overlay translation.

Por nëse ekrani i smartphone-it ju duket i vogel dhe ju sërish duhet të përfitoni nga të gjitha këto karakteristika, atëherë Gjenerata e Galaxy Tab S10 në thelb të të cilëve qëndron Inteligjenca Artificiale është pajisja që duhet të blini sa më parë. Softueri i fundit i përmirësuar përfshin veçori të tilla si Note Assist dhe Drawing Assist, të optimizuara për formën e tabletit. Galaxy Tab S10 ofron një përvojë efikase, që rrit produktivitetin dhe shërben si kanavacë ideale për të nxjerrë në pah anën tuaj krijuese.Me Note Assist dhe stilolapsin intuitiv S Pen, marrja e shënimeve është më e lehtë në ekranin e madh të tabletit. Me PDF Overlay Translation, seria Galaxy Tab S10 gjithashtu mund të përkthejë pa probleme PDF përmes një mbivendosjeje në ekran. Handwriting Help pastron gjithashtu shënimet e parregullta të shkruara me dorë. Me Circle to Search with Google në serinë Galaxy Tab S10, mund të rrethosh për të kërkuar çdo gjë pa ndërruar aplikacionet. Pa ndërruar aplikacionet, mund të përktheni çdo imazh, video ose tekst me dy prekje. Air Command e stilolapsit Galaxy S Pen me Inteligjencë Artificiale siguron akses të menjëhershëm në veçoritë e Asistentit të Galaxy AI pa ndërruar mes menyve. Aplikacionet e AI Assistant gjithashtu mund të lançohen lehtësisht nga Galaxy AI Key në tastierën e Book Cover me kërkesa të shkruara, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zgjedhin midis Bixby të Samsung dhe Gemini të Google për një përvojë të personalizuar të AI. Dhe si të gjitha pajisjet e Ekosistemit Galaxy, seria Galaxy Tab S10 zgjeron përvojën unike të lidhur të Galaxy dhe ekosistemin e aplikacioneve të palëve të treta, duke ofruar aplikacione të reja dhe të përmirësuara.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb