Një muaj përpara sfidës kualifikuese me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave. Ashtu si zakonisht, pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së. Federata lajmëroi se në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit, ndërsa çmimet mbeten të pandryshuara nga dy sfidat e mëparshme që Kombëtarja ka luajtur në shtëpi.

Duke nisur nga 1,000 lekë të reja, që është çmimi më i ulët për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me biletat me vlerë 1,500 lekë. Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2,000 lekë, ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3,000 lekë të reja.

Me disponueshmërinë që është e lart, në treg janë hedhur edhe bileta në tribunat qendrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8,000 lekë të reja dhe në tribunën VIP, që kushtojnë 18,000 lekë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit luhet në stadiumin “Loro Boriçi” më 12 Nëntor, në orën 20:45. Të dy ekipet kanë grumbulluar 6 pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018, vetëm një më pak se Spanja dhe Italia./ATA/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb