Nga 1 korriku 2024 do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Ndryshimet në strukturën e pagave të Policisë së Shtetit që hyjnë në fuqi pas 1 korrikut u zbardhën në rubrikën “Opinion” në News24 nga gazetari Igli Çelmeta.

Referuar strukturës së re të pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.

Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale.

Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%.

Referuar të dhënave zyrtare, punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj.

Tabela e mëposhtme tregon se sa do të jetë niveli i pagave në Policinë e Shtetit dhe si ndryshojnë ato pas 1 korrikut.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb