TIRANE – Që Ledri është inspirim për shumë reperë të rinj kjo dihej, por që të kopjohet nga amerikanët e mësuam tani! Ai është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe e kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tij që nuk është kthyer në hit.

ledri-1

Shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe numëron qindra këngë, miliona klikime e fansa, me të drejtë sigurisht. Por siç duket suksesi i Ledrit e paska kaluar “Atlantikun” dhe ka shkuar deri në SHBA për faktin se reperi i njohur amerikan ASAP ROCKY e ka kopjuar Ledrit në këngën e tij të fundit “ASAP FOREVER”.

Këtë na e tregoi Ledri në Instastory me anë të 2 fotove, ku publikoi foton nga kënga e ASAP Rocky si për të na treguar se ai i ka kopjuar idenë e klipit. Më pas ai ka postuar një selfie ku thotë: “sa e vogël bota, po na kopjojnë amerikanët. Fresh si 1 janari”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: