Zogë dhe Iva janë dy 21-vjeçare që së bashku me dy djem të moshës së tyre do të gjykohen nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e prostitucionit. Porositë kryheshin me telefon dhe pasi dërgoheshin fotot në ËhatsApp, vajzat liheshin poshtë hotelit. Në njërin nga rastet e akuzuara për prostitucion me emrin Zogë, por që te klientët prezantohej me emrin Elsa nga Kosova, ankohet te tutori B. B (për të cilin një ditë më parë Gazeta “Si”, publikoi një dosje tjetër hetimore), pasi klientët e kishin mbajtur më tepër se një orë.

Siç rezulton nga dosja e dorëzuar në gjykatë, tutori telefonon Ivën dhe Zogën, duke i njoftuar se ju kishte mbyllur takimin me italianët. “Takimi” do të zhvillohej në një hotel luksoz të hapur së fundmi në qendër të Tiranës. Në orën 23.45 prostituta Zogë M. telefonon tutorin dhe ky i fundit i kërkon që të njoftojë edhe shoqen Ivën dhe “të kërkojë sa më shumë se nuk i ka folur për çmimin”. Në orën 23.50 vajza hyn në hotel dhe pyet të akuzuarin tjetër për numrin e dhomës.

Ai i përgjigjet “1003”.

Në orën një të natës, prostituta tjetër shkruan dhe pyet “sa është bërë pazari se po rrimë shumë, po rrime tri orë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E njëjta vajzë më pas qahet duke shkruar dhe duke u ankuar edhe për “punën” e shoqes “kjo ndenji me dy dhe unë me dy (meshkuj). Çfarë është ky muhabet 10 euro ora? Thuaji 200 euro !”

Në dosjen që prokuroria dorëzoi në gjykatë pak minuta më vonë, tutori telefonon vajzat dhe i pyet:

B.B: Ju kanë dhënë dy euro për orë ata?

Iva: Po, njëri, se ndenjëm 1 orë e 45 minuta. Sa dolëm nga ai dhe tani po shkojmë te tjetri.

B.B: Por, fiks janë dy euro për person.

Iva: Po, pra kemi ndenj me të dy, pra një gocë me dy veta.

  1. B: Domethënë është plus, pse nuk ia more plusin?

Iva: Po kujt t’ia marr, ai tha jam rregulluar me atë, merr edhe dy, një ti dhe një ne.

Prokuroria shton se pas komunikimit të irrituar të vajzave “të cilat mendojnë se ua kanë hedhur”, bashkëpunëtori i tyre përgjigjet.

  1. B: Po ju pres poshtë (hotelit)

Në hetime prokuroria i thotë gjykatës se ka kontrolluar listën e klientëve italianë në hotelin në fjalë gjatë datave 10 tetor 2018 deri më 14 tetor, nga ku rezulton se në atë hotel ishin akomoduar 7 shtetas italianë. Dhomat janë paguar nga shtetasi Giussepe C., mes të cilave edhe dhoma me numër 1003.

Më pas evidentohet klienti (në akuzë tashmë) me inicialet K. H.

Tutori: Ku të ta sjell dhuratën?

Klienti: Në orën 14.30 tek Ushtaraku, sille afër punës time tek “Ëhite Mouse”, nëse nuk bëhet për këtë orë, lëre fare.

Fiks në orar shpjegon policia në hotel futet i akuzuari e më pas edhe “dhurata” e porositur. Në orën 15.00 vajza del nga hoteli, ku pritet nga B. B dhe më pas në orën 15.10 minuta del edhe klienti.

Kur ata ndahen, vajza i thotë tutorit, vetëm 50 euro munda dhe 20 ia mora për karburant.

Ndërkohë që edhe klienti i shkruan: “S’kisha të thyera, i dhashë 20 edhe për ty, jam akoma te 201”.

Procedimi penal nr. 67 i hetuar nga prokurorja Eriselda Bala, vërteton llojin e prostitucionit të përfolur shpesh në kryeqytet si “femrat me telefon”. /Gazeta SI/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb