Mjaftoi një ditë reshje me shi për tu përmbytur qyteti i Lezhës. Problemi është i vazhdueshëm por siç thotë edhe gazetarja Vitore Ndoj, qeveria dhe bashkia kanë bërë shumë pak për parandalimin e tyre.


Pas përmbytjeve të djeshme prefektura ka mbledhur shtabin e emergjencave civile. Gjatë këtij takimi me drejtuesit e institucioneve u bë një analizë e emergjencave të kaluara si dhe u diskutua mbi masat që duhen marrë për parandalimin e situatave të tilla në të ardhmen.

Për prefektin e Lezhës, Eduart Ndreca situatat e fundit më përmbytjet në Kurbin dhe Lezhë ishin të paparashikueshme, edhe pse është e disata herë që ata përseritën, ku janë shënuar edhe viktima në njerëz.


Nga përmbytjet e fundit në qarkun e Lezhës ka humbur jetën shtetasi Nikollë Menga në Kurbin. Po në këtë qytet janë shkaktuar dëme në 131 banesa dhe 33 biznese. Në bujqësi janë dëmtuar nga uji rreth 160 ha tokë si dhe 370 kuintal prodhime bujqësore. Edhe në sektorin e blegtorisë dëmet kanë qenë të konsiderueshme, kanë ngordhur rreth 623 shpend, 36 derra, 132 të imta dhe gjedh si dhe 23 koshere bletësh.


Në Lezhë u përmbyten disa lagje si dhe kompleksi i shkollave, ndërsa disa biznese të kateve të para patën prezencë uji.
(News24/BalkanWeb)

Etiketa: