Në emisionit Vetting në News24  është trajtuar historia e Mahmude Premçit, e cila humbi 32 vite më parë bashkëshortin e saj, të ndjerin Gjergji Premçi, gjatë një aksidenti në punë.

Viktima punonte te Albpetrol, por gjatë një shpërthimi gazi, ai humbi jetën. Që prej asaj kohe Mahmude Premçi dhe 3 fëmijët e saj kërkojnë të drejtën.

Ndoshta të lodhur nga ecejaket, përplasja e dyerve në fytyrë nga institucionet përgjegjëse, sot Mahmude Premçi ka vetëm një kërkesë: t’i jepet pronësia e banesës ku jeton.

Gjergj Premçi, i cili humbi jetën në 1992, pas shpërthimit të gazit në Albpetrol
Gjergj Premçi, i cili humbi jetën në 1992, pas shpërthimit të gazit në Albpetrol

Një pjesëtar i familjes humb jetën, por përveç se dhimbjes së shkaktuar nga vdekja e tij, familja përballet edhe me një dëm ekonomik apo dhe me një trajtimin pa dinjitet nga ana e shtetit duke u endur pas dyerve të institucioneve dhe pa ndihmë sociale të mjaftueshme. Sikur të mos mjaftonin këto familjarët e të ndjerit që aksidentohet në punë, u kërkohet të heshtin, për të mos kërkuar shkaqet e vdekjes së kryefamiljarit apo njeriut që humbi jetën duke punuar.

Gazi që shpërtheu atë mëngjes të së enjtes së 2 prillit 1992 në tubacionet e gazit të Albpetrolit në Divjakë është ngjarja që vijon që të kumbojë çdo ditë në veshët e Mahmudes. Kur nis të rrëfejë humbjen e të shoqit ajo duket sikur ka ende para syve atë që i dha lajmin e kobshëm se nga nga një gabim njerëzor në tubacionet e gazit kish humbur jetën Gjergji.

Gjergj Premçi ishte një nga ata që kishte lënë Lushnjen për t’iu bashkangjitur sektorit të gazit të Albpetrolit në Divjakë, me shpresën se kështu do arrinte të siguronte një jetë më të mirë për familjen. Një fat tragjik që vijon të ketë peshën e vet ende, edhe pas 32 vitesh….

“Ne ishim në Lushnje në një barakë, sipër tunelit. Ka qenë një suhi e madhe, mua nuk i më zinte gjumi se kisha frikë se po më zinte baraka poshtë. Burri iku në punë, ka qenë 24 orë ku punonin, ikte në mëngjes dhe vinte të nesërmen në mëngjes. Ka qenë datë 2 prill 1992 në atë kohë janë çarmatosur të tëra magazinat që po i vidhnin i shqyenin të tëra në atë vit. U dëgjua zhurmë e madhe atë natë, kalonin ata që vidhnin. Kur u ngrita në mëngjes, po shikoja anës dhe shoh një burrë tek porta po thërriste hajde me neve lart, ku do vemi e pyeta? Burri ka vrarë pak këmbën, ça të shikoja ata brënda në furgon kishin burrin të mbuluar me xhupat e tyre të mbuluar me gjak. Vajtëm në spital, ai ishte pa ndjenja, kishte vdekur që në vënd. Atje kishte shpërthyer tubacioni sikurse treguan me atmosferë 200 e ca dhe e përplas nëpër staliçineska. Se kush e saldoi atë tubacion nga Albpetroli dhe ky vajti po bënte kontroll. Shpërtheu tubacioni sa që dukej një tym i madh këtu, kush ka qenë inixhinier nuk e çau kokën, ndërsa firshëllima e tij dëgjohej deri në Fier, jo më këtu në Divjak dhe e kanë marrë Grabjansit që dëgjuan zhurmë, njerëzit familjarët dhe ata e sollën në Lushnje të vdekur. Dhe të nesërmen erdhën nga ndërmarrja ishte aksident, ishte aksident. U varros me datën 4 dhe qysh atëhere ne kemi vuajtur”, rrëfen Mahmude Premçi.

Asnjë hetim aso kohe nuk u krye për të nxjerr fajtorin përpara drejtësisë. Fakt të cilin e pohon edhe pas 32 vitesh bashkëshortja.

“Bashkëshorti im e humbi jetën nga shpërthimi i tubacionit të gazit. Ku personi që e ka salduar tubin, duket se nuk e ka bërë sipas rregullave dhe për pasojë tubi ka shpërthyer. Por deri më sot unë nuk e di as personin që e ka bërë këtë, por askush deri më sot nuk është vënë përballë ligjit, me përjashtim të kërcënimeve që kam marrë që të mos e kërkoj humbjen e jetës së bashkëshortit tim Gjergjit, në moshën 38 vjeçare. Megjithatë vazhdoj të këmbëngul që është një gabim njerëzorë, por shteti duhet të më tregoj çfarë gabimi është bërë që solli edhe pasoja fatale, duke i marë jetën bashkëshortit tim”, thotë Mahmude Premçi.

Ajo ka kërkuar në zyrat e “Albpetrol” arsyen e vdekjes apo edhe një raport të asaj dite por përgjigja që i është dhënë ka qënë se po kërkonte shumë nga ndërrmarja.

 “E kam kërkuar që në vitin 1992 shkakuan e vdekjes së bashkëshortit dhe ka tre vite që endem sërisht nëpër dyert e gjykatave por që nuk më japin zgjidhje, duke u shprehur se ka kaluar shumë kohë. Në atë kohë më thanë mos kërko shumë se do të nxjerrim nga puna. Madje ishte drejtori i Albpetrolit, Koço, Koço e kishte mbiemerin, emrin nuk ja kujtoj.  Mos kërko shumë më thanë se do mbetesh në mes katër rrugëve dhe do kisha pasoja”, shprehet ajo.

Dhimbja vijonte për familjen dhe jetesa për ta u bë e vështirë. Shteti nuk ndërmori asnjë masë për të strehuar asokohe fëmijët në një strehë dhe për t’i dëmshpërblyer monetarisht për ti lehtësuar sado pak dhimbjen jetimëve edhe pse ju premtua shumë.

 “Dua letrat e shtëpisë, dua edhe unë të vendos një derë, dua edhe unë të vendos një çati se më pikon. Dua edhe unë të rroj si gjithë të tjerët pse jo? Përse nuk mi japin, ku të drejtohem? Ju drejtova ju me anë të emsionit tuaj edi ramës, mbase më dëgjonte. Zoti Edi Rama, ata që plagoseshin në punë, i bënit heronj, po ky që u vra në krye të punës çfarë i bëhet, i bëhet tortur edhe fëmijëve edhe gruas? Të paktën jepi letrat e shtëpisë, jepi letrat e shtëpisë, kaq kërkoj.

Gjithë dimrit çfarë bie jashtë më futet brenda shtëpisë. Kur mora pensionin për herë të parë i shtrova një pllakë përreth, se niveli i dyshemesë së shtëpisë i bie të jetë në gropë. Edhe kryetari i Bashksië më tha je në gropë, të urdhërojë Albpetrolin ne nuk bëjmë dot gjë”, shprehet ajo.

Zonja Premci ka 3 fëmijë që janë rritur mes vuajtjes dhe sakrificës ajo shprehet se nuk ka jetuar por kanë mbijetuar.

 “Kam dy djem dhe një vajzë, duke shtur banane e cigare. Kam kërkur ndihmë tek Albpetroli i Fierit se do ikte djali në shkollë nga Liceu i Fierit bëri katër vite do ikte në Itali se ashtu ishte shkolla e lartë atje, për ti blerë një palë pantollona. Më dhanë 100 mijë lekë ( të vjetra) se rroga ka qenë shumë e ulët e jona. Kur hyri rroga nuk mi hodhen lekët mi mbajten nga rroga. Kam vuajtur shumë fare dhe po vuaj, të paktën të marrë letrat se unë jam e sëmur. Kam operimin tjetër tani edhr sëmundjen e kam krijuar këtu, doni të shikoni trupin tim si është mbushur? Më thonë e ke nga stresi”, rrëfen ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb