SHKODER– Përmes një postimi live në faqen e saj të Facebook, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bashkëbiseduar me qytetarët për mënyrën si po drejtohet pushteti lokal në këtë qytet, ndërsa u ka dhënë përgjigje edhe shumë qytetarëve.

Një nga ndjekësit e pyet kryetaren e bashkisë se sa lekë ndan për vete dhe sa për qytetin e Shkodrës, ndërsa Voltana Ademi i ka zbuluar edhe rrogën.

Qytetari: Sa lekë i do për vete dhe sa i do për Shkodrën?

Voltana Ademi: Bashkia e Shkodrës i menaxhon fondet në mënyrë transparente. Unë e lexova para disa ditësh pyetjen dhe do them sa e kam rrogën fiks. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë. Kjo është vlera që unë paguhem si kryetare e bashkisë Shkodër. Kuptohet të gjitha paratë e tjera menaxhohen në bazë të ligjit.
voltana ademi
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: