Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për mediat komentoi doreheqjen e Ramush Haradinajt dhe ftesën e marrë nga Gjykata Speciale, si dhe arsyet pse ra qeveria Haradinaj.


“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë. Albin Kurti kur flet për “gjarpërin” i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që kishte në luftë.


Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.


“Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.

“Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.