Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Artan Imami ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të diele në programin “Dola te Ola” në televizionin News24.
Ai ka qenë një djalosh i gjatë dhe shumë simpatik, i veshur bukur e plot stil.
Një djalë rreth të 20-ave me prindërit jashtë vendit, në ambasadë në Itali, e kishte të mundur të vishte rroba të bukura (ose të jashtme siç thuhej në atë kohë), ndryshe nga moshatarët e tij dhe të binte mjaft në sy.
E teksa u pyet në lidhje me marrëdhënien e tij me vajzat në atë periudhë, ai tha se nuk ishte ai që shkonte pas tyre por vinin ato afër shtëpisë së tij. “Nuk kisha marrëdhënie shumë të mira. Unë i lija të prisnin, pasi e dija që më pas gjithë jetën do të isha unë që do t’i prisja, teksa bëhen gati dhe vonohen”.
Me humor ai tha se sa i thoshin ‘Të dua’ i linte, pasi ishte përgjegjësi një lidhje serioze, por shtoi se ishte aq ‘gantelman’ sa iu bënte të besonin se ishin ato që po i jepnin fund lidhjes.
Artan Imami më tej tha se në atë moshë dashuritë janë pasionante dhe ai patjetër që ka patur edhe marrëdhënie shumë të mira.
(BalkanWeb)