TIRANE

I ftuar në emisionin ‘A show’ në News24, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është pyetur nga Adi Krasta se sa para ka në llogarinë e tij bankare. Bardhi u shpreh se ka një pasuri modeste dhe është subjekt i deklarimit të pasurisë.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Tani kamera do të shkojë tek ti plan portret. Pyetja ime është ultra, ultra personale: Sa para keni në bankë?

Bardhi: Unë jam një person…

Krasta: Bëra shaka…

Bardhi: Jo, do të ju përgjigjem… kam një pasuri tërësisht modeste.

Krasta: Bëra shaka! Nuk dua të ja di. Paratë e të tjerëve nuk dihen.

Bardhi: Unë tani jam një person I angazhuar në politikë dhe kam detyrimin të jem transparent për çdo qindarkë që kam, ndaj qytetarëve shqiptarë. Jam subjekt i deklarimit të pasurisë, për shkak të pozicionit që kam mbajtur prej vitesh, dhe pasuria ime është publike e fituar në mënyrë të ndershme.

Krasta: Jepini PD-së më sens humori…

Bardhi: Jo, kjo është një pyetje serioze, sepse akuzat që I bëhen politikanëve dhe shpesh jo pa të drejtë, paragjykimit që ata angazhohen në politikë për ti shërbyer vetes, për të pasuruar vetën e me rradhë, është një element që mua më ka bërë të dyshoj nëse unë duhet ta marr këtë hap apo jo. Por, duke njohur veten, do vazhdoj të jem po kaq I pasur sa jam dhe në këtë moment që po flas me ty, pavarësisht se çfarë karriere politike do të kem në vijim.

Krasta: Kthehuni në media, mos u mbyllni në ato analet e diplomacisë partiake e të organizimit përgjithshëm emocional dhe të galvanizimit, kthehuni në media sepse marrëdhëniet publike, janë veprimi I mençur I treguar ndershëm.

Bardhi: Pa diskutim!

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: