Stacioni hapësinor kinez Tiangong-1 i prej 10 ditësh nuk funksionon dhe pritet të bjerë në Tokë.

Siç bën me dije BBC kjo ngjarje që mund të vërë në rrezik jetën tonë pritet të ndodhë nga 30 marsi deri në 2 prill

Situata është e paparashikueshme, dhe ende nuk dihet se në cilin shtet (përfshi dhe Shqipërinë) mund të bjerë stacioni hapësinor.

Megjithatë, sipas zyrtarëve kinezë edhe pse përbën një kërcënim minimal për njerëzit, rënia e stacionit është një telash për programin hapësinor kinez.

Stacioni pritet të digjet gjatë hyrjes në atmosferë, ndërsa ndonjë pjesë e vogël mund të bjerë në det.

Ndërsa, mundësia që mbetjet e stacionit, i cili peshon rreth 8.5 ton, që të godasin njerëzit është më e vogël se një në një trilion.

Hera e fundit kur një stacion hapësinor ra në Tokë ishte në 2001, kur stacioni hapësinor rus 135 tonësh, Mir, u fut në atmosferë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb