Tirana do të luajë të hënën me Partizanin, por në formacionin startues do të jetë vetëm një lojtar që ka luajtur si titullar në derbin e fundit të sezonit të shkuar.

Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, i cili në sfidën e fundit të sezonit që lamë pas ishte titullar. Të gjithë lojtarët e tjerë janë larguar. Veç Përgjonit, skarcimit i kanë shpëtuar Mici dhe Selmani. Gjithsesi, këta futbollistë në atë ndeshje ku u mund Tirana, ndeshjen e nisën nga stoli i rezervave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb