Walter Sabatini, një nga njerëzit që ka punuar te Roma si drejtor sportiv, ka folur për largimin në mënyrë të papritur të De Rossit nga pankina e skuadrës kryeqytetase. Sipas Sabatinit, fajtor për situatën nuk ishte trajneri, por gjithçka erdhi si rrjedhojë e një menaxhimi të keq.

“De Rossi është një trajner i ri,  shumë i mirë. Roma po përmirësohej, kundër Genoas pati një pjesë të parë shumë të mirë, mund të shihje rritjen e ekipit. Ka pasur një menaxhim barbar të futbollit në këto dy muaj te Roma” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb