Marcel Sabitzer, mesfushori i Austrisë, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s pas suksesit 3-1 kundër Polonisë.

“Ndihem mirë, jam shumë i lumtur. Është një fitore e rëndësishme, e madhe. Ishte një sfidë intensive ndaj jam shumë të lodhur, por në të njëjtën kohë shumë të lumtur kur luajmë në mënyrën më të mirë, nuk mendoj se Polonia do të dëshirojë të përballet me ne.

Tani duam të fitojmë kundër Holandës. Ne do të përballemi me një kundërshtar të fortë, e dimë: do të na duhet presion i lartë dhe intensiv. Jam i bindur se mund ta bëjmë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb