KOSOVE

Të gjithë kemi dëgjuar sikur vetëm një këngë të Sabri Fejzullahu, i cili mbetet i pakonkurrueshëm në muzikën dhe zërin e tij. Këngëtari nga Kosova pak kohë më parë festoi 50-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Hitet e suksesshme, bashkëpunimet muzikore mes artistësh të mëdhenj, këngët që mbajnë firmën e tij e bëjnë Sabri Fejzullahun një nga këngëtarët më të dashur për publikun në Kosovë por dhe në Shqipëri. Së fundi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Lart e poshtë’, intervistë e cila u zhvillua në Kosovë.

Sabri Fejzullahu shprehu pengun e madh që e mundon prej kohësh. “Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, është shprehur ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb