Të rezervuar dhe të dashuruar, Sabrina Ferrili dhe Flavio Cattaneo shijojnë verën e tyre në Ischia.
Puthjet dhe përqafimet nuk mungojnë për çiftin që, është bashku që prej 2005, dhe që ka festuar 13 vitet e dashurisë larg reflektorëve.

Aktorja italiane shfaqet gjithmonë në formë të shkëlqyer, duke treguar me bikini format e saj të mrekullueshme, ndërsa sipërmarrësi preferon të qëndrojë me bluzë dhe pantallona të shkurtra, ashtu siç tregojnë disa foto të ‘Gente”.

54-vjeçarja shfaqet në super formë teksa merr rreze dielli. Sabrina, e cila ndodhet me pushime me bashkëshortin, (me të cilin është martuar në 2011) vazhdon të ketë ato forma hot që kanë çmendur gjithmonë tifozët romanë dhe jo vetëm. Sekreti i bukurisë së saj? “Shkon në palestër katër herë në javë dhe kjo I jep mundësinë të hajë dhe të pijë atë që do. Nuk ka bërë asnjëherë dietë. Në tavolinë nuk pranon mungesa”, thotë ajo për të përjavshmen.

Më pas ajo puth në tarracë Flavion e saj dhe e përshëndet me dashuri përpara se ai të largohet me celularin e tij në dorë.
Pastaj Sabrina i kushtohet Riccardos, djalit të Flavios, që ai ka më gruan e parë Cristina Goi, dhe të fejuarën e të riut, mes të qeshurave dhe shakave.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: