Armando Sadiku rikthehet të bëjë “fenomenin” tek Lugano. Në derbin përballë Taulant Xhakës, sulmuesi i Kombëtares e nisi sfidën nga bankina, ky fakt nuk është pritur mirë nga Sadiku i cili shfrytëzojë rastin për të shpërthyer në fyerje nga stoli. Ky ishte detaji më i pa rëndësishëm i këtij takimi pasi goli i Sadikut të lë pa fjalë.

Një predhe nga afro 40 metra, një veprim i denjë për një bomber, një goditje e thatë e cila u ndal në trekëndësh. Goli i Sadikut ka bërë që edhe Taulnat Xhaka të vendos duart mbi kokë, mbase më të drejtë pasi ky gol ishte i veçantë. Dukshëm Sadiku ka diçka për të thënë, nuk ishte aspak i qetë teksa u ndëshkua dhe më karton të verdhë në minutën e 81-të.

Goli i Sadikut nuk i shërbeu Luganos për të dalë më pikë të plota pasi Bazal barazoi shifrat në minutën e 75-të. Nuk mund të mungonte në këtë takim as protagonizmi i Taulant Xhakës i cili u ndëshkua më karton të verdhë që në minutën e 24-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb