Armando Sadiku ka thënë fjalët e para si lojtar i FC Goa në Indi.

“Jam i emocionuar që bashkohem me FC Goa, një ekip që e konsideroj si ndër më të mirët në Indi. Kam dëgjuar vetëm gjëra të mira për klubin dhe vendin nga të gjithë me të cilët kam folur.

Duke luajtur kundër Goas sezonin e kaluar, kam përjetuar drejtpërdrejt cilësinë dhe organizimin e fortë në mbrojtje të ekipit. Pasi fola me trajnerin Manolo dhe CEO Ravi Puskur dhe kuptova planet e tyre për sezonin, u binda plotësisht. E njoh trajnerin Manolo nga koha e tij në UD Las Palmas në Spanjë dhe besoj se mentaliteti i tij do të më përfitojë shumë këtë sezon.

Qëllimi im është të kontribuoj në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar skuadrën të fitojë të gjithë trofetë për të cilët po konkurrojmë dhe të shënoj më shumë gola sesa kam bërë në sezonin tim të parë në Indi”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb