SHKODËR- Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës “Bajri” të goditur disa ditë më parë nga policia, ka vizituar sot qytetin e tij nën masa të rrepta sigurie. Ai ka dalë para Gjykatës së Shkodrës, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar gjykatën, kur Bajri ka mbërritur me një mjet të blinduar.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Bajrin në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 22 vite burgim.

Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri u nis drejt Tiranës për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga lëvizja e Bajrit drejt Tiranës. Janë dy furgonë policie, njëri prej të cilëve i blinduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb