TIRANË

Safet Bajri, i arrestuar me bujë të madhe disa muaj më parë në kryeqytet duket se është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. I izoluar në ambientet e burgut 313 në Tiranë dhe i konsideruar si koka e grupit të “Bajrave”, Safet Bajri po shijon “luksin” dhe këtë e fakton një foto ku gjatë mbrëmjes së djeshme ai është futur ‘live’ në  llogarinë e tij në “Instagram”.

1558371431 Safetbajri

Edhe pse ligji nuk parasheh dhe ndalon rreptësisht përdorimin e telefonave celularë në ambiente ku të burgosurit vuajnë dënimin, Bajri ka shkuar më tej duke parë dhe përcjellë në kohë reale emisionin e humorit “Portokalli”  tek ndjekësit përmes telefonit të tij brenda ambienteve të burgut 313.

Ndaj tij rëndojnë akuza të rënda, ndërsa mediat e Belgjikës kanë theksuar se Safet Bajri bën jetë të shtrenjtë dhe i rrethuar nga luksi. Ky lloj “stili’ duket se nuk i ka munguar atij  as në Tiranë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb